Besimtarët e krishterë po përgatiten për të kremtuar festën më të rëndësishme të besimit të tyre, lindjen e Jezu Krishtit.
Në këtë vigjilie Krishtlindjesh, besimtarët kryejnë të gjitha ritet, ndërsa nuk mungon lutja në kishë.
Gazetarja e ABC News, gerta Vasku raporton se në katedralen e Shën Palit në kryeqytet, po mbahet mesha e shenjtë dhe në të marrin pjesë dhjetëra besimtarë.
“Sapo ka nisur mesha e shenjtë. Janë të shumtë besimtarët katolikë që ndodhen në kishë. Është një nga momentet më të rëndësishme për besimtarët e krishterë. Në katedrale u mbajtën edhe shërbesat e tjera. Ata vijnë në kishë duke kryer të gjitha ritualet”, raportoi ndër të tjera gazetarja Vasku./abcnews.al