‘ Synoj shumë shpejt të takoj Trump’/ Blerim Skoro: Jam krenar që kam dalë në ndihmë të SHBA

schedule20:58 - 24 Dhjetor, 2024

schedule 20:58 - 24 Dhjetor, 2024

Personazhi i ftuar në studion e ‘Real Story’ është Blerim Skoro, ish- agjent i CIA-së i cili ndau historinë e tij me shikuesit e ABC News.

Ai rrëfeu gjatë intervistës së tij se së shpejti do të takojë Donald Trump dhe se do të lëri një emër të mirë për ato që ka arritur. Skoro përmendi gjithashtu që mbrohet nga shteti amerikan dhe se së shpejti do të jetë dhe në Hollywood për këtë dokumentar.

Është arsye me përgjegjësi të plotë. Mbrojtja ime është ligjërisht prej shtetit të Amerikës njëjtë sikur të vritet një agjent federal, i CIA-s. Dmth ligji i Amerikës më mbron pa dallimin e një qeveritari amerikan. Dola me qëllim sepse kishte gabime gjoja që unë e kam një rrezik për depërtim absolut. Nuk kam kurrëfarë rreziku përsa i përket gjyqit të emigracionit. Jetoj në Amerikë dhe nuk rrezikoj asnjë gjë me gjykatën ose presidentin Trump. Unë synoj që shumë shpejt do të kem takim me presidentin e Amerikës përmes avokatëve. Përsa i përket rrezikut tim, nuk e kam frikë vdekjen. Qëllimi im është të lë një ‘legacy’ dhe familja ime e di që nuk kam bërë asnjë gabim, nuk kam bërë krim. Jam krenar që kam dalë në ndihmë të SHBA-së. Ka pasur raste që kam pasur aksion me 6 agjentë të Cia s dhe e kemi kryer me shumë sukses. Kurrë në jetë nuk e kam thënë, unë kam qenë në luftë të Kroacisë, kam kaluar luftë më të keqe kam parë ekzekutime, prerje koke, krime dhe kanë qenë rreth 25 ushtarë shqiptarë me mua. Unë e kam sulmuar dhe kam shkrepur armën kallashnikov në fund të muajit korrik në bazën stërvitore të ish armatës jugosllave ku kanë qenë rezervistët më të këqinj të Jugosllavisë, e kam sulmuar me kallash vetë 8 rezervista çenikë në krye me kriminelin më të madh Hakanin dhe e kam kryer veprën vetë. Jam arrestuar pas 3 muajsh, jam torturuar dhe prapë kam arritur pas tre ditësh të arratisem me një shok. Muajin e ardhshëm do të jem dhe në Hollywood për këtë dokumentar. Mburrem si shqiptarë, si mysliman sepse jam besimtarë dhe e njoh fenë islame të vërtetë.” / abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!