Italia do të vazhdojë të furnizojë Ukrainën me ndihma deri në fund të vitit 2025

schedule08:37 - 24 Dhjetor, 2024

schedule 08:37 - 24 Dhjetor, 2024

Qeveria e Italisë miratoi një dekret që i lejon asaj të vazhdojë të furnizojë Ukrainën me “fonde, materiale dhe pajisje” deri në fund të vitit 2025 për të mbështetur përpjekjet e saj të luftës kundër Rusisë, sipas një deklarate të qeverisë.

Që kur Rusia pushtoi Ukrainën në shkurt 2022, Italia ka miratuar 10 paketa ndihme ushtarake për qeverinë e presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, duke përfshirë dy sisteme të mbrojtjes ajrore franko-italiane të njohura si SAMP/T, raportoi Reuters.

Kryeministrja italiane Giorgio Meloni ka qenë një mbështetëse e Kievit që nga marrja e detyrës në fund të vitit 2022 dhe është zotuar të mbështesë Ukrainën deri në përfundimin e luftës.

Nën presidencën e Italisë këtë vit, G7 në mënyrë të përsëritur premtoi mbështetje për Ukrainën, dënoi “luftën agresive të Rusisë” dhe premtoi një kredi 50 miliardë dollarë për Kievin nga asetet e ngrira ruse./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!