Protesta e opozitës/ Demalia: PD është kthyer në një klan, protestat i bën qytetaria

schedule21:55 - 23 Dhjetor, 2024

schedule 21:55 - 23 Dhjetor, 2024

Protesta e sotme e opozitës e cilësuar prej tyre si ‘mosbindje civile’ u mbyll me pak incidente, por edhe me revoltën e qytetarëve që u bllokuan për disa orë në rrugët kryesore të kryeqytetit.

Analisti Ilir Demalia komentoi zhvillimet e fundit lidhur me protestën e mbajtur nga opozita. Sipas tij, protestat i bën qytetaria dhe jo partitë politike dhe sipas tij partia aktuale demokratike nuk ka lidhje me PD.

Vetëm sa vijnë duke u zvogëluar. Këto protesta nuk i shkaktojnë shqetësim qeverisë, as njerëzve që janë në prag të festës së Krishtlindjeve.

Është prej fillimit, nuk ka qenë opozitë që nga vitet ‘90. Zihen si ato brenda familjes. Së fundmi, Partia Demokratike është kthyer në një klan dhe ata që janë aty s’kanë lidhje me PD- në. Cfarë është ajo, cfarë rezultate japin këto protesta? Protestat i bën qytetaria, jo partitë politike. Nuk kam parë kurrë në një vend perëndimor që të dali senati ose kongresmenët që të përleshen me policinë.

Ligjvënësit nuk dalin në protestë kundër pushtetit, sepse janë pjesë e pushtetit. Përtej Shqipërisë, është çështja që mungon qytetaria dhe qytetaria i bën protestat. Edhe protestat e dhjetorit u bënë spontane të paorganizuar. Nëse nuk ka frymë kështu përfundon, 200 në një kryqëzim, 200 në një kryqëzim tjetër. “ / abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!