Policia ka nisur shoqërimin e protestuesve të opozitës te Bashkia e Tiranës.
Nga pamjet e siguruara nga ABC News, dëgjohen qytetarët të cilët po bërtasin dhe kundërshtojnë forcat blu.
Protesta e opozitës ka filluar në orën 17:00 dhe deri më tani ka pasur tension të madh, duke prekur dhe drejtuesit e automjeteve, që kanë mbetur të bllokuar në rrugët kryesore të kryeqytetit.
Momentalisht qarkullimi është zhbllokuar përpara Bashkisë. Ka forca të shtuar të policisë aty në mënyrë që të mos ketë tentativë të protestuesve për të bllokuar rrugën. Qarkullimi nga Bulevardi drejt Bashkisë vijon normalisht ku herë pas here ka tentativa nga protestuesit për ta mbajtur të bllokuar rrugën deri në orën 20 ashtu sikurse është bërë me dije nga opozita.
/abcnews.al