Moti i keq/ Vlorë, trageti i linjës Vlorë-Brindisi nuk ankorohet në port për shkak të kushteve atmosferike

schedule10:36 - 23 Dhjetor, 2024

schedule 10:36 - 23 Dhjetor, 2024

Moti i keq ka përfshirë të gjithë territorin e vendit.

Probleme janë shkaktuar edhe në Vlorë, për shkak të kushteve të rënduara atmosferike.

Për pasojë, trageti i linjës Vlorë-Brindisi nuk është ankoruar në port, por qëndron në radë.

Nga kapiteneria e Vlorës, konfirmohet se pritet që të ulet forca e erës rreth mesditës, në mënyrë që trageti të ankorohet dhe më pas të niset drejt Brindisit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!