Transferuan 11 milionë euro nga kompani guaskë/ Lihet në burg Darin Gezdari, arrest shtëpie për Arlinda Markun

schedule10:04 - 23 Dhjetor, 2024

schedule 10:04 - 23 Dhjetor, 2024

Gjykata e Tiranës ka lënë në burg Darin Gezdarin 34 vjeç dhe arrest shtepie për Arlinda Markun 41 vjeçe, të cilët akuzohën për pastrimin e 11 milion eurove përmes kompanive fiktive.

Para gjykatës, asnjëri prej tyre nuk ka pranuar të flasë, por përmjet avokatëve ata kërkuan zbutje të masës por gjykata miratoi kërkesën e prokurorisë.

Akuza bën të ditur se skema e mashtrimit u zhvillua në dy vite.

Sipas prokurorisë, të arrestuarit Darin Gezdari e Arlinda Marku gjatë dy viteve, transferuan në Shqipëri 11 milionë euro nga Qipro, Malta e Gjibraltari.

Në këtë aktivitet kriminal, ata dyshohet se janë ndihmuar edhe nga persona të tjerë dhe po punohet për identifikimin e tyre./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!