TIRANË- Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama shkruan në Facebook se nga 65 mijë prindër të anketuar, 90% prej tyre kërkuan mbylljen e Tik Tok. Ai thotë se janë realizuar 1300 takime të organizuara në të gjithë territorin e vendit nga Ministria e Arsimit
“Mirëmëngjesi dhe me vendimin e nxjerrë nga 1300 takime të organizuara në të gjithë territorin e vendit nga Ministria e Arsimit, ku morën pjesë 65.000 prindër, si edhe nga anketimi i bërë ku mbi 90% e prindërve kërkuan mbylljen e aksesit në platformën Tik Tok në Shqipëri, ju uroj të diel të qetë”, shkruan ai./abcnews.al