Festat e fundvitit janë shumë afër dhe atmosfera e tyre ndihet çdo ditë dhe më shumë. Muaji dhjetor e kthen sheshin Skënderbej në qendrën e festimeve në kryeqytet.
Dikush ndalon për një fotografi në mesin e dekoreve, si kujtim nga viti që po ikën. E të tjerë për të konsumuar kafen e mëngjesit në sheshin e kthyer ne “fshatin e festave”,
Më të vegjlit i gëzohen edhe më shumë festave. Dëshirat e tyre janë të shumta.
“Ne jemi klasa me sjelljen më të mirë dhe na surprizuan për të dalë shëtitje. Është kjo një dhuratë e bukur për ju? Po shumë.”
“Sheshi është shumë i bukur. Unë u kënaqa mora këtë dhuratën, është personazhi im i preferuar.”
“Mbrëmja sjell më shumë gjallëri në sheshin Skënderbej. Nën dritat shumëngjyrëshe dhe ritmeve të muzikës, qendra e Tiranës kthyer në një fshat festiv është tashmë një pikëtakimi për qytetarët të vegjël e të rritur, për të kaluar momente të gëzueshme së bashku.”
Mes babagjyshëve, personazheve të filmave vizatimorë, të cilët argëtojnë fëmijët në shesh, Rigesi dhe Niko janë dy të rinj, që në qendër të Tiranës tashmë i njohin të gjithë.
Këtë muaj janë punësuar në një nga lokalet e vendosura në shesh.
“Kënaqen kur na shohin, na duan shume, sidomos fëmijët e vegjël. Jam i lumtur. Çfarë të lumturon? Harmonia mes njerëzve këtu. Ne në fakt nuk na lejohet të punojmë më shumë se 4 orë se lodhemi shpejt.”, thotë Rigesi.
Mbrëmjeve gjithashtu ka shumë njerëz në fshatin e festave në qendër të Tiranës. Ndonëse temperaturat në mbrëmje janë të ulëta, kjo nuk i pengon qytetarët të bëhen bashkë për të kaluar pak kohë në atmosferë festive.
Në fshatin festiv nuk mungojnë edhe lojërat argëtuese.
“Bëmë lojën me makinë. U kënaqëm. Më pëlqen shumë zhurma dhe kur ka njerëz.”
Festat bashkojnë njerëzit. E kjo atmosferë e kthen gjithnjë dhjetorin në muajin më të bukur të vitit./abcnews.al