Goditet një grup i shpërndarjes së kokainës në doza në Korçë. Në pranga kanë rënë katër persona, mes tyre një turk, ndërsa një 20 vjeçar është proceduar në gjendje të lirë pasi dyshohet si i përfshirë.
Policia ndaloi një automjet tip Benz me targa të huaja që udhëtonte nga Rrogozhina në drejtim të Korçës, me të cilin udhëtonin këta shtetas, njëri prej të cilëve turk dhe një shtetase 17 vjeçare.
Të arrestuarit janë Edison Xhani, 34 vjeç; Ajet Desari, 40 vjeç; Osman Çakir, 44 vjeç; dhe 17 vjeçarja.
Brenda automjetit, policia gjeti dhe sekuestroi një sasi kokaine dhe rreth 9 mijë euro. Më pas, policia ushtroi kontrolle edhe në banesat e tyre në Rrogozhinë, ku shtetasit turk i gjeti një pistoletë.
Policia sekuestroi armën e zjarrit, 57 gramë kokainë, 9 mijë eurot, 5 aparate celularë, 3 pasaporta biometrike dhe automjeti me të cilin udhëtonin.
Ndaj tyre rëndojnë akuzat për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” e kryer në bashkëpunim, “Trafikimi i mjeteve motorike”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municioneve”./abcnews.al