Autori i sulmit në tregun e Krishtlindjeve në Magdeburg të Gjermanisë nuk njihej si i radikalizuar.
Mjeku 50 vjeçar me origjinë nga Arabia Saudite, jeton në Gjermani në vitin 2006, dhe që atëherë ka marrë statusin e azilit si refugjat politik.
Në fakt, ai ishte një anëtar i shquar i komunitetit saudit në Gjermani dhe vepronte si një pikë kontakti për bashkatdhetarët e tij që kërkonin azil, kryesisht gratë, ndërsa ishte veçanërisht aktiv në rrjetet sociale dhe me postimet e tij shpesh ishte kundër Islamit.
Sipas mediave gjermane, ai kohët e fundit kishte shprehur pakënaqësinë e tij me politikën e shteteve të Gjirit dhe mbështeti Alternativën për Gjermaninë (AfD), ishte një fans i Elon Musk, përqafoi shumë teori konspirative dhe nuk ishte i njohur për autoritetet gjermane si i radikalizuar.
I dyshuari nuk ishte i njohur për autoritetet si një ekstremist islamik, ndërsa mediat sociale dhe postimet në internet duket se sugjerojnë se ai kishte qenë kritik ndaj Islamit. Hetuesit nuk kanë përshkruar publikisht një motiv të mundshëm, por thonë se besojnë, për momentin, se autori i dyshuar ka vepruar i vetëm./abcnews.al