Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Tregu rajonal i turizmit/ Kurtishaj: Duhen promovuar produkte dhe panaire të përbashkëta turistike

schedule20:28 - 20 Dhjetor, 2024

schedule 20:28 - 20 Dhjetor, 2024

Ruzhdi Kurtishaj nga shoqata e turizmit, Oda Ekonomike e Kosovës, u shpreh se kanë vite që po përpiqen të krijojnë një treg rajonal. Sipas tij, duhen promovuar produkte të përbashkëta turistike dhe gjithashtu duhen organizuar panaire, takime të përbashkëta mes Kosovës dhe Shqipërisë.

”Ka vite që ne po përpiqemi të bëjmë një treg rajonal. Ka vite që ne përpiqemi që të bëjmë më të mirën për krijimin e ofertave,por prapë tregu është dinamik, lëvizjet janë të mëdha. Sigurisht që kjo do të ishte e mirëserardhur për shkak të mungesës së infrastrukturës.

Shqipëria ka kaluar 10 milionë turistë. Ndërkohë Kosova e mban më tepër turisti nga diaspora apo individët që jetojnë, punojnë në diasporë,por edhe qytetarët e Shqipërisë janë vizitorë në Bogë,Prizren, Brezovicë. Çdo ditë shohim autobusë të shumtë që vizitojnë po e kthejnë atë ‘borxh’ për bashkëpunimin.

Kosova e mbështeti fuqishëm turizmin shqiptar gjatë Covid.  Kemi promovuar turizmin, 7 milionë shqiptarë në aspektin turistik, kemi nevojë për njohje me njëri- tjetrin, të bashkëpunojmë për krijim produktesh të përbashkëta. Është një treg i egër në aspektin global, për fuqinë punëtore që po i mungon Shqipërisë dhe Kosovës se po ikin të rinjtë. “ / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!