Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Tregu rajonal i turizmit, kur, pse? Gerxhani: Fluksi i turistëve, nevojë urgjente për krijimin e tregut të përbashkët

schedule20:15 - 20 Dhjetor, 2024

schedule 20:15 - 20 Dhjetor, 2024

Në emisionin “Sheshi i Dollarit” në ABC News u diskutua për tregun rajonal të turizmit. Kliton Gerxhani nga Shoqata Shqiptare e Operatorëve Turistike gjatë intervistës, ndërsa komentoi për situatën në sektorin e turizmit, tha se Shqipëria ka marrë një hov të rëndësishëm dhe rezultatet e arritura janë për t’u vlerësuar.

Gjithashtu nënvizoi se Kosova nga ana tjetër duhet të kristalizojë asetet e rëndësishme që ka dhe t’i nxjerrë në pah jo vetëm për tregun e përbashkët, por edhe për të huajt

“Shqipëria po merr një hov dhe ka një bum të shtuar të turistëve. Ne kemi nevojë të integrohemi me njeri-tjetrin. Shqipëria ka asete të mjaftueshme turistike, por edhe Kosova ato që i ka duhet t’i kristalizojë dhe t’i nxjerrë në pah, jo vetëm për tregun e njëri-tjetrit, por edhe për të huajt. Do të ishte e mirë për të dyja palët. Shtesa e produktit turistit e pasuron vetë produktin, ne kemi nevojë për këtë numër të madh vizitorësh, por edhe për lëndë të parë, për ushqime…Kemi nevojë për krahun e punës, jo thjesht Kosova ta vëzhgojë nga larg këtë hov që ka marrë Shqipëria, por të punojë per me shume rezultate”, tha ndër të tjera ai.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!