Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe homologu i Kosovës, Albin Kurti janë takuar para nisjes së seancës së përbashkët plenare.
Të pranishëm në këtë takim ishin dhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, dy kryetarët e kuvendeve, Glauk Konjufca dhe Elisa Spiropali si dhe ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj.
Kjo është mbledhja e dytë mes dy parlamenteve, të cilët për herë të parë u mblodhën në një takim historik më 27 nëntor të vitit 2022 në Kuvendin e Shqipërisë./abcnews.al