Luigi Mangione, i cili akuzohet për vrasjen e CEO të UnitedHealthcare, Brian Thompson në fillim të këtij muaji, mbërriti me helikopter në Manhattan pasi u ekstradua nga Pensilvania.
Ai zbriti me një jumpsuit portokalli dhe pranga dhe, i rrethuar nga zyrtarë dhe roje të armatosura, shkoi përpara kamerave dhe gazetarëve drejt furgonit që do ta çonte në gjykatë, shkruan BBC.
26-vjeçari do të qëndrojë pas hekurave pasi avokatët e tij thanë se nuk do të bënin ende kërkesë për lirim me kusht.
Mangione u arrestua në një McDonald’s në Altoona, Pensilvani, pesë ditë pasi Thompson, CEO i UnitedHealthcare, u qëllua dhe u vra. Atij iu gjet një letërnjoftim fals dhe arma e krimit.