VIDEO/ Dy persona humbën jetën për shkak të rrjedhjes së gazit në banesë, pamje nga vendngjarja

schedule19:27 - 19 Dhjetor, 2024

schedule 19:27 - 19 Dhjetor, 2024

Dy persona humbën jetën në Tiranë, nga rrjedhja e gazit, përkatësisht Altin Maksuti dhe Vladimir Bengu.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në rrugën “Marije Kraja”. Siç shihet edhe nga pamjet e siguruara nga ABC News, policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë.

Nga informacionet mësohet se pronari i banesës Altin Maksuti jetonte në Greqi dhe ka shkuar në banesën në Tiranë se bashku me të afërmin e tij Vladimir Bengu për të bërë riparime në banesë dhe kanë qëndruar aty dhe për shkak të gazit janë asfiksuar.

Njoftimi është bërë ditën e sotme nga familjarët, por dyshohet se ngrohësen e gazit e kanë lënë të hapur për një kohë të gjatë.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!