E FUNDIT/ Toka nuk gjen qetësi, sa e fortë ishte lëkundja e fundit

schedule21:40 - 28 Nëntor, 2019

schedule 21:40 - 28 Nëntor, 2019

Lëkundje të forta tërmeti janë ndjerë pak minuta më parë. Nga të dhënat behet me dije se lëkundja ishte me magnitudë 3.7 i shkallës Rihter.

Epiqendra e tërmetit ishte 7 km në Veriperëndim të Vorës.

Nga të dhënat thellësia e tërmetit ishte 10 km, dhe kjo ka bërë që të ndihet lëkundja e fortë duke shkaktuar edhe njëherë panik tek qytetarët.

Qindra pasgoditje tërmeti janë regjistruar pas goditjes së fortë mëngjesin e 26 nëntorit që rezultoi shkatërrimtar, duke shkaktuar deri më tani 46 viktima, ndërsa qindra të tjerë kanë mbetur të lënduar dhe mijëra të tjerë, pas shembjeve të godinave./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!