Policia marokene ka sekuestruar afro katër tonë kanabis, njoftuan autoritetet e mbretërisë afrikane.
Droga me një peshë totale prej 3 ton dhe 960 kilogramë, u gjet gjatë një operacioni policor në një fermë pranë qytetit të Beni Melal.
Një 35-vjeçar u arrestua, ndërsa u sekuestruan edhe dy kamionë. Prokuroria ka urdhëruar hetim për identifikimin e anëtarëve të rrjetit të trafikut të drogës.
Maroku është ndër prodhuesit kryesorë të kanabisit në botë, sipas të dhënave nga Zyra e Kombeve të Bashkuara për Drogën dhe Krimin (UNODC)./abcnews.al