Përplasen trenat në Rusi, të paktën 14 të plagosur

schedule18:42 - 18 Dhjetor, 2024

schedule 18:42 - 18 Dhjetor, 2024

Një tren pasagjerësh është përplasur me një tren mallrash në rajonin Murmansk të Rusisë. Si pasojë e përplasjes janë plagosur të paktën 14 persona.

Treni me rreth 326 pasagjerë ishte nisur për në Shën Petersburg. Doli nga shinat në stacionin hekurudhor Knyazhaya, rreth 1.200 kilometra në veri të Moskës.

Sipas mediave ndërkombëtare, tre pasagjerë janë në gjendje të rëndë. Dyshohet se aksidenti mund të jetë shkaktuar në një mosfunksionim i trenit të mallrave.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!