Banka e Shqipërisë ka shtuar blerjen e monedhës europiane në treg për të stabilizuar kursin.
Sipas kalendarit për vitin 2024 parashikohet të tërhiqen nga tregu rreth 330 milion euro. Ndërkohë që në kursin e këmbimit një euro po këmbehet aktualisht në kufijtë e 98 lekëve.
Guvernatori Gent Sejko në daljen e fundit për këtë vit theksoi se leku vijon të jetë I mbiçmuar,
Guvernatori deklaroi se ekonomia ka pasur rritje të qëndrueshme dhe inflacioni pritet të kthehet në objektiv gjatë vitit të ardhshëm.
Banka e Shqipërisë vendosi të mos e ndryshojë normën bazë të interesit prej 2.75%.
/abcnews.al/