NATO merr përsipër koordinimin e ndihmës ushtarake për Ukrainën

schedule15:31 - 18 Dhjetor, 2024

schedule 15:31 - 18 Dhjetor, 2024

Ka nisur aktivitetet e tij, mekanizmi që NATO do të përdorë për të koordinuar ndihmën e sigurisë dhe trajnimit për Ukrainën e cila është në luftë me Rusinë.

Në njoftimin me shkrim të NATO-s bëhet e ditur se mekanizmi i quajtur “Ndihma dhe Trajnimi i Sigurisë së NATO-s për Ukrainën (NSATU) ka filluar të marrë në dorëzim nga SHBA-ja dhe organizatat përkatëse ndërkombëtare, koordinimin e ndihmës për Ukrainën, raportojnë mediat e huaja.

Komandanti i Forcave Supreme Aleate të NATO-s për Evropën (SACEUR), gjenerali Christopher Cavoli tha se: “Puna e NSATU-s për të mbledhur mbështetjen e aleatëve dhe partnerëve është projektuar për ta vendosur Ukrainën në një pozicion të fortë. Kjo e vendos NATO-n në një pozitë të fortë për të mbajtur një miliard qytetarët e saj të sigurt dhe në mirëqenie si në Evropë ashtu edhe në Amerikën e Veriut. Kjo është një ditë e mirë për Ukrainën dhe NATO-n”.

-Krijimi i NSATU-s

Krijimi i mekanizmit u vendos në Samitin e NATO-s të mbajtur në Washington në korrik. Mekanizmi i krijuar në bazën amerikane në qytetin Wiesbaden në rajonin Hesse të Gjermanisë, do të koordinojë furnizimin, transferimin dhe riparimin e pajisjeve ushtarake për Ukrainën.

Mekanizmi me një staf me personel prej 700 personash, do të sigurojë trajnime në vendet aleate për forcat e armatosura të Ukrainës. Këto aktivitete do të sinkronizohen me përpjekjet për të siguruar ndërveprimin e plotë të Ukrainës me NATO-n, duke e bërë vendin në përputhje me standardet e NATO-s.

Transferimi i misionit të ndihmës dhe stërvitjes ushtarake për Ukrainën nga SHBA-ja tek NATO ishte projektuar si një masë paraprake për presidencën e Donald Trumpit për të cilin kishte shqetësime se ai do të ndërpriste mbështetjen për Ukrainën.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!