Samiti BE-Ballkani Perëndimor/ Bruksel, në fokus do jenë hapat e vendeve të rajonit për integrimin

schedule15:12 - 18 Dhjetor, 2024

schedule 15:12 - 18 Dhjetor, 2024

Integrimi i Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian dhe zbatimi i planit të rritjes do të dominojnë diskutimet mes liderve të rajonit dhe përfaqësuesve të lartë të unionit, në samitin vjetor që do mbahet në Bruksel, pasditen e kësaj të mërkure.

Ky do të jetë edhe takimi i parë që do të udhëhiqet nga Antonio Costa, pasi mori detyrën e presidentit të Këshillit Europian, i cili sëbashku me presidenten e Komisionit Europian, Ursula Von Der Leyen, do të rikonfirmojnë angazhimin e Bashkimit Europian për anëtarësimin e vendeve të Ballkanit Perendimor.

Në këtë samit, kryeministri Edi Rama shkon pas celjes së negociatave për grupkapitullin e marrëdhënieve me jashtë, dy muaj pasi u hapen negociatat për grupkapitujt e Themeloreve që përfshinin Gjyqësorin dhe të Drejtat Themelore, Drejtësinë, Prokurimet, Statistikat, Sigurinë dhe Kontrollin Financiar.

Nga ana e saj, Bashkimi Europian synon të përmisiojë bashkëpunimin politik dhe të sigurisë me rajonin, duke nxitur përafrimin e plotë me politikat e jashtë dhe të sigurisë, përfshirë edhe kufizimet dhe sanksionet për vende të cilat kërcënojnë stabilitetin.

Samiti do të shërbejë edhe si mundësi për të forcuar iniciativat e ndërmarra në rajon, sikundër është edhe hapja e degës së Kolegjit Europian në Tiranë dhe përfshirjen e Partnerëve të Ballkanit Perëndimor në programet e Bashkimit Europian.

Gjithashtu, gjatë takimit, liderët e Shqipërisë, Kosovës, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut, Serbisë dhe Bosnje Hercegovinës do të ndalen tek forcimi I bashkëpunimit në fushat kryesore si menaxhimi i migracionit, politikat e vizave, lufta kundër terrorizmit dhe krimit të organizuar./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!