5 shtetas palestinezë dhe palestinezo- amerikanë kanë paditur Departamentin Amerikan të Shteteti duke e akuzuar atë për ndihmat ushtarake që ka vijuar ti jap Izraelit, armatime këto që sipas tyre janë përdorur për të kryer një masakër në Gaza. Padia e ngritur të martën në gjykatën e qarkut të Uashington DC shënon herën e parë që viktimat e shkeljeve të dyshuara të të drejtave të njeriut po sfidojnë Departamentin Amerikan të Shtetit, bazuar në një ligj federal që ndalon transferimin e fondeve për njësitë ushtarake të huaja që janë përfshira në shkelje të rënda siç janë vrasja dhe tortura.
Paditësit përfshijnë Amal Gaza, një pseudonim për një mësuese matematike nga Gaza, e cila ka humbur 20 anëtarë të familjes; Shawan Jabarin, drejtori i grupit palestinez të të drejtave të njeriut Al-Haq, i cili duroi gjashtë vjet burgim arbitrar në Bregun Perëndimor; dhe Ahmed Moor, një palestinez amerikan me të afërm në Gaza, të cilët janë zhvendosur vazhdimisht nga ofensiva e vazhdueshme izraelite. Ata kërkojnë ndërhyrje gjyqësore për të detyruar SHBA-në të respektojë ligjin. Lufta më shumë se një vjecare mes Izraelit dhe Hamasit ka lënë të vrarë mbi 45 mijë persona në rripin e Gazës ku qarkullimi I ndihmave humanitare ka qenë minimal duke lënë mbi 1,9 milionë banorë në kushtet e urisë dhe kequshqyerjes.
Padia ndaj Departamentit Amerikan të Shtetit përfaqëson një sfidë ligjore ku qytetarët kërkojnë që të detyrojnë administratën amerikane që të zbatojë një ligj që është parë më parë si efektiv në ndihmën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të frenuar shkeljet e të drejtave të njeriut nga njësitë ushtarake të huaja në Amerikën qendrore, Kolumbi, Nepal dhe vende të tjera.
Ligji Leahy u hartua për çdo forcë sigurie që SHBA-ja i identifikon si të papërshtatshme për shkak të një shkeljeje të rëndë të të drejtave të njeriut. Por, një zyrtar tha për mediat nderkombetare se “Rregullat ishin të ndryshme për Izraelin.” Padia nga Shtetasit Paelstinez dhe Palestinezo Amerikan thekson një sërë shkeljesh të supozuara të kryera nga njësitë ushtarake izraelite me mbështetjen e SHBA-së, duke përfshirë torturën, ndalimin e zgjatur pa akuzë, zhdukjen dhe ato që paditësit i përshkruajnë si veprime që përbëjnë gjenocid në Gaza./abcnews.al