Dy persona janë kapur në flagrancë nga policia e Tiranës duke shkarkuar inerte. Ndërkohë, dy të tjerë po procedohen penalisht.
Mësohet se dokumentet e automjeteve (kamionë) me të cilat janë konstatuar këta shtetas, janë bllokuar, ndërsa automjetet iu janë lënë në ruajtje pronarëve të tyre.
Njoftimi i plotë:
Strukturat e DVP Tiranë, të angazhuara maksimalishit për goditjen e krimeve mjedisore dhe sundimin e ligjit në territor.
Arrestohen 2 shtetas që u kapën në flagrancë duke shkarkuar inerte, procedohen penalisht 2 të tjerë.
Për rastet e konstatuara janë mbajtur masa administrative nga IKMT me vlerë 15 milion lekë të vjetra.
Shërbimet e komisariateve të Policisë në varësi të DVP Tiranë, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive në çdo formë të shfaqjes së tyre, kanë intensifikuar kontrollet në terren, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e krimeve mjedisore.
Gjatë kontrolleve të territorit për garantimin sa më të sigurtë dhe të pacenuar nga krimet mjedisore, janë mbajtur në monitorimin e shërbimeve të Policisë, vende në të cilat dyshohej se kryhej aktivitet i paligjshëm në fushën e krimeve mjedisore.
Si rezultat i kontrolleve të ushtruara, janë konstatuar duke transportuar e shkarkuar inerte dhe janë arrestuar në flagrancë shtetasit M. N., 35 vjeç, banues në Mamurras, dhe M. K., 58 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Menaxhimi i mbetjeve”, parashikuar nga neni 201/a i Kodit Penal.
Gjithashtu, janë proceduar në gjendje të lirë shtetasit 28 vjeç, dhe 45 vjeç.
Dokumentet e automjeteve (kamionë) me të cilat janë konstatuar këta shtetas, janë bllokuar, ndërsa automjetet iu janë lënë në ruajtje pronarëve të tyre.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme./abcnews.al