Një ngjarje e rëndë është shënuar në Evia të Greqisë. Sipas mediave vendase, një 22 vjeçar së bashku me të motrën 26 vjeçare dhe bashkëshortin e saj 29 vjeçar kanë vrarë të atin brenda shtëpisë së tyre.
22-vjeçari fillimisht lajmëroi policinë dhe raportoi se babai i tij 65-vjeçar kishte vdekur. Por pas marrjes në pyetje nga policia, ata kanë rrëfyer se e kanë vrarë me jastëk, duke i shkaktuar mbytjen.
Sipas asaj që raportohet tre të rinjtë kanë patur doreza në momentin që e kanë mbytur 65 vjeçarin teksa flinte, më pas i kanë vendosur një thikë në dorë dhe e kanë zbritur në bodrumin e shtëpisë.
Më pas, kanë djegur në oborr jastëkët dhe rrobat, për të fshehur gjurmët. Sipas informacioneve, vitet e fundit kishin patur konflikte të shpeshta në familje./abcnews.al