Kryeministri Edi Rama ka ndarë disa fotografi nga konferenca e tretë ndërqeveritare e mbajtur paraditen e së martës në Bruksel, për grupkapitullin e marrëdhënieve me jashtë, të sigurisë dhe mbrojtjes.
Në një postim në Facebook, kreu i qeverisë shkruan se takimi i djeshëm ishte një tjetër ditë krenarie për rrugëtimin e vendit drejt BE, një synim që ai ka shprehur bindjen se do të realizohet brenda 2030-ës.
“Mirëmëngjes dhe me FotoALBUMIN e një tjetër dite krenarie të marshimit tonë drejt objektivit historik të anëtarësimit të Shqipërisë në BE brenda vitit 2030, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.