Tronditje e vërtetë në Premier Ligën angleze.
Ylli I Çelsit dhe I kombëtares së Ukrainës, Mihailo Mudrik, del pozitiv për përdorim dopingu dhe rrezikon t’i shkatërrohet karriera.
Futbollisti ofensiv 23-vjeçar është tashmë I pezulluar dhe substanca e përdorur është meldonium, sipas asaj që shkruajnë mediat britanike dhe ato europiane.
Tashmë, ai rrezikon katër vjet pezullim në rastin më të keq.
I marrë nga Çelsi për 88 milionë paundë stërlina, ukrainasi mungoi në 5 ndeshje radhazi të ekipit, I aktivizuar për herë të fundit në Ligën e Konferencës në 28 nëntor.
Trajneri Enco Mareska ka deklaruar se Mudrik ka qenë I sëmurë, por siç raportojnë mediat, ai nuk është grumbulluar në ekip sepse dyshohej pikërisht për përdorim dopingu.
Rregullat e Premier Ligës përcaktojnë se një lojtar që informohet për një rezultat testi të dopingut mund të pezullohet përkohësisht dhe duket se këtë ka bërë edhe Çelsi.
Sipas hetimit të klubit londinez, kjo gjë duhet të ketë ndodhur jashtë kufijve të Mbretërisë së Bashkuar sepse sipas mediave, meldoniumi nuk gjendet në këtë vend.
Vetë Çelsi doli me komunikatë këtë të martë duke konfirmuar se Premier Liga ka kontaktuar me Mudrikun në lidhje me një test rutinë të urinës. /abcnews.al