Gjimshiti mbush 200 ndeshje/ Kapiteni “kuqezi” arrin një kulm tek Atalanta, mbrojtësi është dyfish “centurion” në Serie A

schedule16:16 - 17 Dhjetor, 2024

schedule 16:16 - 17 Dhjetor, 2024

E arriti më në fund një kulm.

Berat Gjimshiti është në historinë e Atalantës pasi në ndeshjen e kaluar në fushën e Kaljarit mbushi 200 ndeshje në Serinë A me këtë fanelë.

Një “gur kilometrik” I rëndësishëm, që vjen pas 8 sezoneve në këtë klub, ndërsa në total kapiteni I kombëtares shqiptare ka 230 prani në kampionatin italian, duke përfshirë vitet me Avelinon dhe Beneventon.

Në këto 200 sfida me bergamaskët, kapiteni I kombëtares shqiptare ka shënuar 4 gola e ka shërbyer 8 asistë.

Ngjyrat e Atalantës, mbrojtësi I qendrës I ka mbrojtur 260 herë në Itali dhe në Europë.

Maja e karrierës ishte padyshim Liga e Europës që u fitua majin e kaluar, duke mbajtur shiritin e kapitenit në krah, ndërsa këtë sezon synohet titulli në Serinë A.

Gjimshitit I duhen edhe tri ndeshje për të hyrë në 10-en e parë të lojtarëve më shumë të aktivizuar të bergamaskëve në elitën italiane.

Shqiptari është ndër 11 lojtarët me më shumë paraqitje për ekipin nga Lombardia, baraz me Remo Frojlerin që tashmë ka kaluar tek Bolonja.

Deri në fund të sezonit, ai mund të arrijë vendin e 9-të, dhe nëse qendron edhe edicionin e ardhshëm mund të mbërrinte në podium me mbi 300 ndeshje me fanelën zikaltër. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!