Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Ndjesa për Hazard, Meunier: Nuk doja ta dëmtoja, s’ja dola ta kontaktoj

schedule17:45 - 28 Nëntor, 2019

schedule 17:45 - 28 Nëntor, 2019

Real Madrid dhe PSG zhvilluan një ndeshje shumë të bukur mes tyre. Dueli i së martës në Champions League nuk pati fitues dhe u mbyll në barazim 2-2. Eden Hazard nuk kishte aspak fat në këtë ndeshje. Fantazisti belg pësoi një ndërhyrje të ashpër nga Thomas Meunier.

Të dy janë shokë skuadre te kombëtarja belge dhe mbrojtësi i PSG-së është ndjerë keq në lidhje me këtë episod. Meunier ka reaguar në deklaratën e dhënë për Derniere Heure, aty ku shfaq pendesën e tij dhe shpreson që dëmtimi i Hazard të mos jetë i rëndë.

Më vjen keq për atë që ndodhi. Tentova të kontaktoja Eden menjëherë pas ndeshjes, por nuk ia dola të lidhem me të. Disa nga shokët e tij të skuadrës më thanë se ndiente shumë dhimbje. Shpresoj të mos jetë asgjë serioze. Unë nuk dua të dëmtoj futbollistët e tjerë, jo më Hazard”, thekson mbrojtësi i majtë belg. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!