Kievi merr përgjegjësinë për vrasjen e komandantit të forcave të mbrojtjes bërthamore ruse

schedule11:13 - 17 Dhjetor, 2024

schedule 11:13 - 17 Dhjetor, 2024

Shërbimi Sekret i Ukrainës (SBU) ishte ai që vrau komandantin e forcave të mbrojtjes bërthamore, Igor Kirillov në një operacion special që ata kryen në Moskë, tha një burim i shërbimit ukrainas për Reuters.

Reuters nuk ishte në gjendje të verifikonte në mënyrë të pavarur këtë pretendim, por burimi tha se Kievi e konsideron Kirillov një kriminel lufte dhe një “shënjestër absolutisht legjitim”, duke e akuzuar atë për urdhërimin e përdorimit të armëve kimike të ndaluara kundër forcave ukrainase në luftë.

Kirillov u vra nga një bombë e fshehur në një skuter elektrik në Moskë , siç njoftoi Komiteti Hetimor Rus.

Të hënën, prokurorët ukrainas ngritën akuza në mungesë kundër Kirillov, i cili ka qenë në këtë post që nga prilli 2017, për përdorimin e dyshuar të armëve kimike të ndaluara në Ukrainë./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!