“Million Years Ago”, një ndër këngët hit e Adele mund të hiqet nga të gjitha shërbimet e transmetimit në botë për shkak të pretendimeve për plagjiaturë nga kompozitori brazilian Toninho Geraes.
Gjykatësi Victor Torres në Gjykatën e 6-të Tregtare të Rio de Janeiro urdhëroi që kënga e yllit britanik të të tërhiqet në mbarë botën, duke përfshirë shërbimet e transmetimit. Urdhëri i gjykatësit kërcënon filialet braziliane të Sony dhe Universal me një gjobë prej 8,000 dollarësh “për akt mospërputhjeje”.
Kompanitë muzikore urdhërohen që të ndalojnë “menjëherë dhe globalisht, përdorimin, riprodhimin, redaktimin, shpërndarjen ose komercializimin e këngës Milion Years Ago, me çdo modalitet, mjet, mbështetje fizike ose dixhitale, transmetim ose platforma e ndarjes”.
”
Është një pikë referimi për muzikën braziliane, e cila … shpesh është kopjuar për të kompozuar hite të suksesshme ndërkombëtare,” tha Fredimio Trotta, avokati i kompozitorit brazilian Toninho Geraes, i cili paraqiti ankesën për plagjiaturë./abcnews.al