Nigeri/ Mashtronin me kriptomonedhat, arrestohen 792 persona të dyshuar

schedule23:01 - 16 Dhjetor, 2024

schedule 23:01 - 16 Dhjetor, 2024

Një aksion i ndërmarrë ngë Agjensia Antikorrupsion në Nigeri ka vënë në pranga 792 persona të dyshuar për mashtrime me kriptomonedhat.

Personat u arrestuan në një ndërtesë që dyshohet se ishte qendra për mashtruesit të cilët tërhiqnin viktimat duke i propozuar oferta për romancë dhe më pas i shtynin ata të investonin në kriptomonedha. Mes të arrestuarve janë 148 shtetas kinezë dhe 40 filipinas, raportoi një zëdhënës i Komisionit të Krimeve Ekonomike dhe Financiare.

Ndërtesa luksoze kishte një qendër thirrjesh që kryesisht synonte viktima nga Amerika dhe Evropa, shtoi ai. Stafi atje kontaktohej me njerëzit përmes mediave sociale dhe platformave të tjera, përfshirë WhatsApp dhe Instagram, i joshte ata online ose ofronte mundësi investimesh që dukeshin fitimprurëse.

Pasi viktimat binin në grackë, ndaj tyre ushtrohej presion për të transferuar para për skema të rreme të kriptomonedhës dhe projekte të tjera që nuk ekzistonin. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!