Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Pandëshkueshmëria po tronditet”/ Dumani: Reforma në drejtësi ka bërë më të sigurt rrugën në BE

schedule18:12 - 16 Dhjetor, 2024

schedule 18:12 - 16 Dhjetor, 2024

“Pandëshkueshmëria po tronditet”! Kështu e ka përshkruar Altin Dumani, punën e SPAK dhe ecurinë e Reformës në Drejtësi, ne përfundim të mandatit kushtetues të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Sipas kreut të SPAK sfidat janë të mëdha, por prokurorët e kësaj strukture janë të vendosur për goditjen e korrupsionit dhe krimit të organizuar.

“SPAK është një institucion i pavarur dhe 20 prokurorët në proces skanues. U ngritën muret e drejtësisë së re. Institucionet do luajnë rol në rrëzimin e mendësisë. Pandëshkueshmëria po tronditet sot. Një përparësi nga 31 dhjetori është administrimi i Komisionerëve Publikë, të gjitha çështjet e papërfunduara do i kalojnë SPAK. Parashikohet që drejtuesi do ketë një anagazhim shumë të madhe në përfaqësimin e këtyre çështjeve të Komisioni Pavarur Ankimimit”, ka thënë Altin Dumani.

E ngarkuara me Punë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Nancy VanHorn, tha se SPAK po ëon para gjykatës, bosë të krimit dhe politikane të korruptuar.

“Ne gjithashtu e dallojmë që kjo punë nuk ka qenë e lehtë sepse ka pasur rezistencë të madhe ndaj reformës në drejtësi dhe kjo rezistencë vazhdon në disa vende edhe sot. Populli i Shqipërisë duhet ta dijë se zyrtarët e qeverisë po mbahen llogaridhënës çdo ditë dhe se llogaridhënia do të vazhdojë falë punës së mirë të shqiptarëve trima si ju. Prokurorët dhe hetuesit në SPAK po luftojnë për të sjellë para gjykatës bosët e krimit dhe figura të korruptuara politike”, tha VanHorn.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ne 7 vite te procesit te rivlerësimit verifikoi 805 gjyqtare, prokurore e ndihmës te tyre nga të cilët 373 u konfirmuan në detyrë, ndërsa 268 te tjera janë shkarkuar, duke dale jashtë sistemit.  Shumica e vendimeve  te shkalles se pare te ve4tingut kanë mbetur të pandryshuara edhe pas apelimit .

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!