“Rritja ekonomike, ndikim pozitiv”/ Rama: Po bëjmë çmos të rrisim prestigjin, pagat dhe kushtet për Policinë

schedule17:59 - 16 Dhjetor, 2024

schedule 17:59 - 16 Dhjetor, 2024

Kryeministri Edi Rama në një takim me ish punonjës të policisë, gardës, AMP dhe shërbimit zjarrfikës u shpreh se do të bëjnë më të mirën e tyre për t’i rikthyer dinjitetin Policisë së Shtetit dhe se çdo rritje ekonomike apo rritje page është një lajm i mirë pasi fondi i pensioneve rritet.

”Faktikisht sot është dallimi se në fund të ditës pensionistët që nga 2014 dhe sot me reformën e bërë dhe ndryshimi e qasjes janë trajtuar ‘si të nënës’ , ndërsa më parë ‘si të njerkës’. Mjafton të shikosh kolonat e njëjta, kategori të njëjta vitet e punës para dhe pas dhe pensioni  me diferencë. Çdo pagë që rritet është një lajm i mirë për fondin e pensioneve sepse rritet. Policia e Shtetit është si një skuadër që edhe kur ndalon së luajturi je i lidhur me të.

Ne po bëjmë çmos që të rrisim prestigjin, mbështetjen, pagat e Policisë se Shtetit, të përmirësojmë kushtet dhe është e sigurt që të gjitha arritjet e Policisë së Shtetit që ne sot mund t’i numërojmë me krenari nuk mund të kishin ndodhur pa ju të gjithë që keni qenë baza që është ndërtuar më tej Policia e Shtetit dhe një pjesë e juaj janë pedagogë, mësues.

Në çdo hap do të bëjmë më të mirën dhe në cdo hap do të mendojmë dhe veprojmë për të sjellë në familjen tuaj gjithmonë e më shumë nga ekonomia jonë dhe rritja e saj.” / abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!