Turizmi “gjallëron” konsumin/ INSTAT: Shitjet e tregtisë me pakicë u rritën me 6.4 përqind

schedule14:14 - 16 Dhjetor, 2024

schedule 14:14 - 16 Dhjetor, 2024

Turizmi  është transformuar në një motor të rëndësishëm për ekonominë shqiptare duke vënë në lëvizje pothuajse të gjithë sektorët.Të dhënat e Instat tregojnë se gjatë pikut të sezonit ka pasur një përmirësim të treguesve në  tregtisë me shumicë e pakicë,në aktiviotetin e hoteleve dhe  restoranteve  por edhe në transport.

Gjatë periudhës korrik-shtator turizmi ka nxitur konsumin e si pasojë edhe tregtinë.Sipas të dhënave të Instat shitjet në tregtinë me pakicë shënuan një rritje 6,4%, krahasuar me tremujorin e tretë 2023.fakt ky që konfirmon ecurinë më të mirë të turizmit në vend gjatë këtij viti.

Po ashtu në këtë sektor pati rritje të numrit të punësuarve dhe të nivelit të pagave. Ndikim kryesor  në rritjen e shitjeve kanë dhënë Artikuj jo-ushqimore në njësi tregtare me +2,1%. Grupi Ushqime, pije e duhan në njësi tregtare me +1,7 % dhe grupi “Tregti me pakicë e hidrokarbureve me +2,6 %.

Po ashtu treguesit e Instat tregojnë një rritje të ndjeshme edhe të nivelit të shitjeve në aktivitetin e hoteleve gjatë tremujorit të tretë 2024.Në këtë sektor shitjet janë rritur me rreth 9% krahasuar me të njëjtën periudhë të një vitit më parë.Sipas  instat një rritje ka pasur edhe në treguesit e shitjeve në   aktivitetin Bar-Restorante me rreth  6,4 %./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!