SPAK kërkon arrestimin e Berishës/ Dorëzon në Apel kërkesën për kthimin e masës së sigurisë “arrest në shtëpi”

schedule13:02 - 16 Dhjetor, 2024

schedule 13:02 - 16 Dhjetor, 2024

Prokuroria e Posaçme ka kërkuar kthimin e Sali Berishës në “arrest shtëpie”. Mësohet se kërkesa e SPAK, është dorëzuar në Apelin e Gjykatës së Posaçme, per lëenien ne fuqi te mases “arrest shtepie”, me pretendimin se nuk kanë ndryshuar kushtet ligjore për të bërë revokim mase.

Kreu i PD-së Sali Berisha pas qëndrimit për 11 muaj, në arrest shtëpie, u la I lirë, më 27 Nëntor 2024, me vendimin e marrë nga gjyqtarja Flojera Davidhi që pranoi kërkesën e bërë nga avokatët e ish-kryeminstrit.

Ish-kryeministri Berisha ndodhet nën hetim prej tetorit të vitit 2023  bashkë më dhëndri i tij Jamarbër Malltezi dhe 3 persona të tjerë, si të dyshuar për përfshirje në korrupsion e pastrim parash gjatë procedurave të privatizimit të kompleksit “Partizani”.

Në atë kohë ndaj tij u vendos masa e sigurimit “detyrim paraqitje” dhe “ndalim i daljes jashtë shtetit”.

Masa u rëndua në “arrest shtëpie” më 30 dhjetor, pasi ish-kryeministri Berisha refuzoi ta zbatonte vendimin e gjykatës.

Dosja për aferën e “kompleksit Partizani”, eshte dorezuar per gjykim në Gjyatën e Posaçme, ku spak kerkon qe te vijoje proceci gjyqesor per akuzat e korrupionot e pastrimit te parave, ndersa kerkesa po shqyrtohet nga gjyqtarja, Flojera Davidhi, e njëjta që i hoqi Berishës masën arrest në shtëpi. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!