Programi Botëror i Ushqimit: Miliarda dollarë nevojiten urgjentisht për të zgjidhur urinë në botë

schedule11:20 - 16 Dhjetor, 2024

schedule 11:20 - 16 Dhjetor, 2024

Drejtoresha Ekzekutive e Programit Botëror të Ushqimit (WFP), Cindy McCain, tha se miliarda dollarë nevojiten urgjentisht për të zgjidhur vatrat e urisë në botë dhe u bëri thirrje zyrtarëve botërorë që të përfshihen në zgjidhjen e problemit.

McCain i tha CBS se krizat në mbarë botën, shumë prej tyre në zona lufte, kanë shteruar fondet e organizatës së saj. Sakaq, McCain përmendi Sirinë, Sudanin dhe Rripin e Gazës si vendet me mungesat më të mëdha të ushqimit.

Ajo u bëri thirrje fqinjëve të Sirisë që të hapin linja të sigurta furnizimi në mënyrë që ushqimi të mund të dërgohej në vend. “Deri më tani ne kemi arritur të ushqejmë 70,000 njerëz këtë muaj, por na duhen më shumë,” tha McCain./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!