Kievi: Mbi 30 ushtarë koreano-veriorë u vranë në Kursk të Rusisë

schedule09:53 - 16 Dhjetor, 2024

schedule 09:53 - 16 Dhjetor, 2024

Të paktën tridhjetë ushtarë nga Koreja e Veriut kanë humbur jetën së fundmi në rajonin Kursk të Rusisë, pranë kufirit me Ukrainën, sipas Kievit.

“Më 14 dhe 15 dhjetor, njësitë e ushtrisë nga Republika Popullore Demokratike e Koresë (DPRK) pësuan humbje të konsiderueshme pranë fshatrave Plekhovo, Vorozhba, Martynovka në rajonin Kursk të Rusisë – të paktën 30 ushtarë u vranë dhe u plagosën”, tha inteligjenca ushtarake ukrainase.

Të shtunën, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se Moska kishte filluar të vendoste “një numër të konsiderueshëm” trupash nga Koreja e Veriut në përpjekjet e saj për të larguar trupat ukrainase nga rajoni i Kurskut.

Rusia dhe Koreja e Veriut kanë forcuar lidhjet e tyre ushtarake që nga pushtimi i Moskës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!