Zenepe Pirja pësoi një aksident me motor teksa udhëtonte me vëllanë e saj dhe për pasojë, ajo mbeti e paralizuar.
Në emisionin “ABC e Mëngjesit” në ABC News, Pirja u shpreh se 15 ditë më vonë, ajo do të martohej, por i fejuari e la sapo mësoi se ajo do të qëndronte përgjithmonë në një karrige me rrota.
“Pati defekt motori dhe kemi përfunduar në humnerë. Isha pa ndjenja, pas 3-4 orësh e shoh veten në spital. Për 15 ditë kam ditën e martesës. Më tha do e shtyjmë martesën. Kam ndenjur 3 muaj në spital. Nuk e dija ca ishte karroca. Nuk e pranoj dot. Pasi dola nga spitali, mu deshën 10 vite për ta pranuar. Kam ndenjur në shtëpi. Më dukej pak e rëndë për mua. Më vinte turp të më shihnin të tjerët me karrocë”, theksoi ajo./abcnews.al