E djathta ekstreme gjermane nuk e përjashton shkëputjen nga NATO: Aktualisht nuk është një aleancë mbrojtëse

schedule08:00 - 16 Dhjetor, 2024

schedule 08:00 - 16 Dhjetor, 2024

Bashkëudhëheqësi i Alternativës për Gjermaninë (AfD) të ekstremit të djathtë, Tino Chrupalla, tha se Gjermania duhet të rishqyrtojë anëtarësimin e saj në NATO nëse aleanca e dominuar nga SHBA-ja nuk merr parasysh interesat e vendeve evropiane, përfshirë interesat e Rusisë.

“Evropa u detyrua të zbatonte interesat e Shteteve të Bashkuara. Ne e refuzojmë këtë ”, tha Tino Chrupalla për të përditshmen gjermane ëelt.

“NATO nuk është aktualisht një aleancë mbrojtëse. Një komunitet mbrojtës duhet të pranojë dhe respektojë interesat e të gjitha vendeve evropiane, përfshirë edhe interesat e Rusisë ”, u shpreh Chrupalla. “Nëse NATO nuk është në gjendje ta sigurojë këtë, Gjermania duhet të pyesë veten se deri në çfarë mase kjo aleancë është ende e dobishme për ne ”, shtoi bashkë-drejtuesi i AfD.

Partia e ekstremit të djathtë kritikoi ashpër mbështetjen ushtarake të Gjermanisë për Ukrainën dhe bëri thirrje për një fund të shpejtë të luftës së provokuar nga Rusia në vitin 2022.

“Qeveria gjermane duhet të arrijë më në fund në pikën që të dëshirojë t’i japë fund luftës,” u shpreh Chrupalla deklaruar më tej se “Rusia e fitoi këtë luftë”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!