Izraeli ka njoftuar se do të mbyllë ambasadën e tij në Irlandë, pas vendimit të Dublinit javën e kaluar për të mbështetur peticionin në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë që akuzon Izraelin për gjenocid.
Vendimi u njoftua nga ministri i jashtëm izraelit, Gideon Sa’ar, i cili tha se ishte nxitur nga “politikat ekstreme anti-izraelite” të qeverisë irlandeze, duke vënë në dukje vendimin e saj për t’iu bashkuar peticionit të GJND-së.
Ndërkohë, kryeministri irlandez Simon Harris shprehu keqardhje për këtë vendim.
“Ky është një vendim thellësisht për keqardhje nga qeveria Netanyahu. Unë e kundërshtoj plotësisht pohimin se Irlanda është anti-izraelite. Irlanda është pro paqes, pro të drejtave të njeriut dhe ligjit ndërkombëtar. Irlanda dëshiron një zgjidhje me dy shtete dhe që Izraeli dhe Palestina të jetojnë në paqe dhe siguri. Irlanda do të flasë gjithmonë për të drejtat e njeriut dhe ligjin ndërkombëtar. Asgjë nuk do ta shpërqendrojë nga kjo.”, shkroi Harris në X.
Izraeli nuk ka aplikuar masa të ngjashme për vendet e tjera, duke përfshirë Egjiptin, Spanjën dhe Meksikën, të cilat gjithashtu iu bashkuan peticionit./abcnews.al