Në Itali dëmtohet Shpendi/ Sulmuesi i Shpresave lëndon kaviljen, golashënuesi i Serie B mungon të paktën 2 javë

schedule16:16 - 15 Dhjetor, 2024

schedule 16:16 - 15 Dhjetor, 2024

Një moment vërtet I dhimbshëm.

Kristian Shpendi është mësuar të festojë gola në Serinë B italiane, por këtë herë derdhi lot nga dhimbja e nga dëshpërimi.

Sulmuesi I Shqipërisë U21 pësoi dëmtim në sfidën që Çezena e fitoi 2-1 ndaj  Kozencës, dhe doli nga fusha pa u mbushur mirë 30 minuta.

Ende nuk dihet qartë gjendja e tij, ndonëse klubi I Çezenës botoi një komunikatë ku sqaronte se për fat të mirë sulmuesi 21-vjeçar nuk ka dëmtim të kockës, por ndoshta probleme në kavilje.

Pritet të bëhen analizat mjekësore në vazhdon, dhe rasti më I mirë do të ishte që shënuesi më I mirë I Serisë B të mungonte 2 javë.

Duke mbetur në Serinë B italiane, aty kemi një gol shqiptar.

Këtë e realizoi Silvio Merkaj që aktivizohet për Zydtirolin, edhe pse nuk e ka pasur gjithmonë të sigurt vendin e titullarit.

Merkaj shënoi për avantazhin e parë 1-0 ndaj Mantovës, në sfidën që përfundoi 2-2.

Ky ishte goli I parë për sulmuesin këtë sezon.

Ndërkaq, Odise Roshi ka gjetur golin e tretë sezonal në Ligën e Parë turke.

Skuadra e tij, Erzumspor humbi 3-2 jashtë fushe ndaj Istanbulsporit, ndërsa lojtari ofensiv shqiptar realizoi në minutën e 77-të për 2-2.

Për Istanbulsporin ishte në fushë shqiptari tjetër, Florian Loshaj, që dha asist për gol (2-1). /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!