Muze për “shtetin” e Korçës/ Në shtëpinë e flamurit, pritet të jetë gati në vitin 2026

schedule14:49 - 15 Dhjetor, 2024

schedule 14:49 - 15 Dhjetor, 2024

Shpallja e Krahinës Autonome të Korcës do të ketë një muze që e identifikon.

Muzeu për ngjarjen historike të vitit 1916 pritet të ngrihet në ndërtesën e Shtëpisë së Flamurit. Këshilli i qarkut dhe bashkia e Korcës do të akordojnë një fond prej 30 milion lekësh.

Aktiviteti i Krahinës Autonome të Korçës, funksionoi për dy vite me atributet e plota të shtetit.

“Në këtë vend u krijuan insitutcionet shqiptare. U ngrit policia, gjykata vendase, u materializuan pasaporta, pulla. U ngrit një sistem komunikimi që treguan se shqiptarët mund të vetëqeverisë. Ne për fat të mirë kemi koleksionistë që kanë punuar me paison duke mblehdur këtop artifakte dhe dokumente q ëtë krijojnë për të ngritur një muze.”

Puna për ngritjen e këtij muzeu do të nisë vitin e ardhshëm.

“Është një proces që kërkon kohën e vet. Do të bahskëpunojmë me akademinë e shkencave dhe koleksionistë të fushës.”

Synimi është që muzeu i Shtëpisë së Flamurit të jetë gati në dhjetor të vitit 2026, kohë që përkok me 110 vjetorin e shpalljes së Krahinës Autonome të Korçës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!