Reshje dhe shiu dhe dëbore, parashikimi i motit për të shtunën, si do të ndryshojnë temperaturat

schedule07:26 - 14 Dhjetor, 2024

schedule 07:26 - 14 Dhjetor, 2024

Kalimi i një sistemi frontal drejt territorit Shqiptar do të kushtëzojë mot të paqëndrueshëm; Orët e paradites paraqiten me kthjellime dhe vranësira mesatare deri të dendura në veri të vendit duke gjeneruar reshje shiu e dëbore. Pas- mesditës, pritet zhvillim i mëtejshëm i vranësirave duke sjellë; rrebeshe shiu përgjatë ultësirës Perëndimore si edhe reshje të dendura dëbore në të gjithë zonën malore Lindore,; kjo situatë e paqëndrueshme atmosferike do të vijojë edhe gjatë natës.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje të ndjeshme në orët e mëngjesit, por ulen në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -2°C vlera minimale e shënuar në zonat verilindore deri në 15°C vlera maksimale e cila pritet përgjatë vijës bregdetare.

Era do të fryjë mesatare deri e fortë gjatë gjithë ditës duke arritur shpejtësinë maksimale deri në 65 km/h nga drejtimi JUGOR; për pasojë në brigjet detare do të krijohet dallgëzim deri në 6 ballë.

Kosovë

Masat ajrore të paqëndrueshme do të përfshijnë  edhe republikën e Kosovës, ku vranësirat do të jenë prezente përgjatë gjithë ditës; Pritet që në mesditë dhe vijim të ketë shtim të vranësirave duke gjeneruar reshje të dendura dëbore dhe stuhi të forta ere;

Më të dendura reshjet paraqiten në veri dhe veriperëndim të territorit të Kosovës; Problematike do të shfaqen ngricat e theksuara në të gjitha akset rrugore; Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në mëngjes POR ulen në mesditë duke u luhatur nga -3°C vlera më e ulët në Mitrovicë deri në 7°C vlera më e lartë në qytetin e Prizrenit.

Era do të fryjë mesatare paradite, por forcohet gjatë pasdites duke arritur shpejtësinë deri në 65 km/h nga drejtimi kryesisht JUGOR.

Si pasojë e një sistemi të fuqishëm vranësirash i vendosur që në orët e para të mëngjesit në republikën e MV moti do të jetë i paqëndrueshëm gjatë gjithë 24-orëshit KU vranësirat dhe reshjet e shiut dhe dëborës do të jenë diminante; më të theksuara në zonat Perëndimore dhe Jugperëndimore;

Parashikohet që pasditja dhe mbrëmja; të sjellin shtim të mëtejshëm të vranësirave duke gjeneruar rrebeshe shiu si edhe reshje të dendura dëbore në të gjithë territorin e MV;  Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje të ndjeshme në mëngjes, por ulen maksimumet duke luhatur vlerat ditore nga – 3°C vlera minimale e shënuar në Dibër deri në 10°C vlera maksimale në qytetin e Shkupit. Era do të fryjë e fortë gjatë gjithë ditës duke arritur shpejtesinë maksimale mbi 60 km/h nga drejtimi permanent JUGOR.

Pothuajse i gjithë kontinentit Europian do të jetë nën mbizotërimin e motit të paqëndrueshëm ku vranësirat dhe reshjet e shiut dhe dëborës do të jenë dominante; Konkretisht; reshje të dendura shiu do të kenë; ishujt Britanikë, gadishulli Apenin si edhe brigjet e Egjeut.

Ndërsa; reshje dëbore priten në; gadishullin Skandinav; Europën Lindore; Europën Qendrore si edhe gadishullin e Ballkanit.

Përsa i përket motit të qëndrueshëm ku kthjellimet do të jenë dominante; përkatësisht në; gadishullin Iberik si edhe brigjet e detit të Zi.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!