UEFA merr vendimin, Serbia pa tifozë në Tiranë

schedule22:36 - 13 Dhjetor, 2024

schedule 22:36 - 13 Dhjetor, 2024

Vetëm pak orë pas përcaktimit të grupit për kualifikuessve të Kupës së Botës 2026, UEFA ka konfirmuar kalendarin e plotë të ndeshjeve, që do të luhen në kuadër me Kombëtaren tonë që do ta nisë rrugëtimin e saj kundër Serbisë në stadiumin “Arena Kombëtare”.

Ky takim, më 7 qershor të vitit 2025 në orën 20:45, do të luhet pa praninë e tifozëve serbë. Kjo pasi UEFA ka dënuar federatën serbe, që dy ndeshjet e ardhshme në transfertë t’i luajë pa tifozë.

Udhëtimi i parë ndodhi të jetë në Tiranë. Ndërkohë nuk dihet nëse tifozët kuqezi do të lejohen në Serbi.

Kjo për shkak të incidenteve të 10 viteve më më parë, që ndodhën në Beograd. Dhe pse tifozët shqiptarë mungonin, sërish trazirat e serbëve sollën ndërprerjen e ndeshjes, që më pas u fitua 0-3 në tavolinë nga Shqipëria. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!