Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Erdogan: Besojmë se qeveria siriane do të ndërmarrë hapat e duhur

schedule15:35 - 13 Dhjetor, 2024

schedule 15:35 - 13 Dhjetor, 2024

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tha se vendi pret që qeveria e përkohshme në Siri të ndërmarrë “hapat e duhur” dhe se nuk do të ketë asnjë kërcënim për fqinjët e saj.

Erdogan foli në telefon me Kryetarin e Këshillit Sovran të Sudanit, Abdel Fattah Al-Burhan, për marrëdhëniet dypalëshe, proceset rajonale dhe globale.

Ai tha se populli sirian ka arritur në fazën e përcaktimit të së ardhmes së tij pas një krize humanitare 13-vjeçare. Sipas tij, Turqia do të ofrojë mbështetje për të siguruar që “qeveria e përkohshme të ndërmarrë hapat e duhur për t’i shërbyer popullit sirian dhe të mos përbëjë kërcënim për fqinjët e saj”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!