Nuk mund të ndodhte ndryshe, ndërsa konfirmimi ka ardhur i shkruar me të zezë mbi të bardhë.
Aspak të lumtura dhe siç pritej me një referim të saktë për atë që ndodhi 10 vite më parë në Beograd, mediar serbe kanë komentuar shortin e “Botërorit 2026”, që vendosi në të njëjtin grup Serbinë dhe Shqipërinë, bashkë me Anglinë si rivalin më të madh.
Por, nëse lexon titujt dhe shkrimet e mediave atje, duket sikur do të luhet vetëm Shqipëri-Serbi.
Të gjitha të përditëshmet kujtojnë skandalin e tetorit 2014, ku sfida mes Serbisë dhe Shqipërisë u ndërpre për shkak të dhunës.
Por si gjithmonë, versioni i tyre është i shtrembëruar, aq sa flitet për një “hakmarrje në Tiranë” në ndeshjen e kthimit. Por ajo u luajt në Elbasan dhe serbët fituan.
Në të njëjtën linjë përshktuhet edhe grupi si “ferri”, ndërsa e përditëshmja “Novosti” nënvizon se ai u vendos në një ditë tersi “e premte dhe me datë 13”.
Po ashtu, mediave serbe nuk iu ka shpëtuar reagimi i presidentit Armand Duka menjëherë pasi vendosjes së Shqipërisë në grupin K. “Shok dhe mosbesim”, shkruan Kurir, ndërsa “Blic” shkruan që në titullin kryesor se e kaluara e shëmtuar rri pezull mbi përballjen Serbi-Shqipëri./abcnews.al