Papa Françesku takohet me kryeministrin libanez

schedule14:59 - 13 Dhjetor, 2024

schedule 14:59 - 13 Dhjetor, 2024

Lideri shpirtëror i katolikëve dhe kreu i Vatikanit, Papa Françesku diskutoi për situatën në Liban dhe Lindjen e Mesme me kryeministrin libanez, Najib Mikati, transmeton Anadolu.

Në deklaratën me shkrim të Zyrës për media të Vatikanit thuhet se Mikati sot në Vatikan u takua me Papa Françeskun, Sekretarin e Shtetit të Vatikanit Kardinalin Pietro Parolin dhe Sekretarin e Vatikanit për Marrëdhëniet me Shtetet dhe Organizatat Ndërkombëtare, Imzot Paul Richard Gallagher.

Në deklaratë thuhet se u diskutua për rëndësinë e marrëdhënieve të mira diplomatike ndërmjet Vatikanit dhe Libanit dhe kontributin e Kishës Katolike dhe komunitetit të krishterë në Liban.

“Përveç kësaj, u diskutua edhe për situatën socio-ekonomike që rezulton nga fakti që zgjedhjet presidenciale nuk mund të mbaheshin në Liban për një kohë të gjatë”, thuhet në deklaratë.

“Ndërsa shprehim kënaqësinë për armëpushimin e arritur në jug të vendit, u përsërit shpresa se bashkëjetesa paqësore e feve të ndryshme do të vazhdojë të përcaktojë identitetin e Libanit dhe të kontribuojë për paqen në Lindjen e Mesme”, theksohet më tej.

Kryeministri libanez, Mikati, pritet të takohet nesër në Romë me kryeministren italiane, Giorgia Meloni.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!