Durrës/ Skema mashtruese dhe falsifikim monedhash, ndalohet 35 vjeçari i shpallur në kërkim

schedule12:04 - 13 Dhjetor, 2024

schedule 12:04 - 13 Dhjetor, 2024

Një 35 vjeçar është ndaluar nga policia e Durrësit pasi ishte në kërkim për mashtrim.

Sipas policisë, Gjykata e Shkallës së Parë Durrës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar” dhe “Falsifikimi i monedhave”.

Ky shtetas u kap në Tiranë, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” të DVP Tiranë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!