Kompania Meta Platforms ka dhuruar një milion dollarë për fondin për inaugurimin e presidentit të sapozgjedhur të SHBA-së, Donald Trump, ka konfirmuar për Reuters një zëdhënës i kompanisë.
Ky dhurim nuk është praktikë e drejtorit ekzekutiv të Metës, Mark Zuckerberg, vlerëson “Wall Street Journal”.
Zuckerberg refuzoi të mbështeste ndonjë nga kandidatët presidencialë në fillim të këtij viti. Megjithatë, ai vlerësoi reagimin e Trump ndaj atentatit të 13 korrikut, duke e quajtur atë “një nga momentet më të guximshme që ai ka parë ndonjëherë”.
Zuckerberg dhe Trump u takuan në nëntor, pas zgjedhjeve, dhe New York Times raportoi se ishte një përpjekje tjetër e Zuckerberg për të përmirësuar marrëdhëniet me Trump.
Pas sulmit të janarit 2021 në Kapitol, Meta pezulloi llogaritë e Trumpit në Facebook dhe Instagram për rreth dy vjet./abcnews.al